×
  • Show Time
  • Show Time

    Andi në klipin e Melisës? Ky detaj e nxorri në shesh atë

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 9:07

    Melisa dhe Andi vazhdojnë t’ua bëjnë kokën lëmsh të gjithëve.


    Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi së fundi ka konfirmuar projektin e ri muzikor, të cilin do ta publikojë shumë shpejt.

    Kënga e re e Melisës vjen e vizualizuar edhe me klip, ndërsa pritet që pjesë e tij të jetë edhe Andi Shehu, me të cilin përflitet për një lidhje të mundshme.

    Në videon me të cilën paralajmëroi klipin, Melisa zbuloi disa sekuenca të tij, ndërsa në një skenë shihet një person i ulur në karrige, teksa detajet tregojnë se ai është Andi.

    Unaza dhe zinxhiri që ka në duar djali anonim, janë të njëjta me ato të Andit, ndërkohë e vërteta pritet të zbulohet pas publikimit të klipit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!