×
  • Show Time
  • Show Time

    Angela Martini me libër për jetën e saj, tregon përvojën me Donald Trump

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 23:48

    Ish-miss Shqipëria, Angela Martini flet për nënën e saj dhe betejat e jetës së saj në librin e ri.


    Angela Martini në librin e ri flet për vështirësitë që nëna e saj kishte në Shqipëri, duke ikur nga komunizmi dhe rikthimi në një grua të suksesshme në Zvicër.

    Ajo u bë e famshme nga udhëtimi i rëndësishëm në “Miss Universe”, organizuar nga Donald Trump në Las Vegas në vitin 2010, ku modelja u rendit e gjashta.

    Aktualisht, Martini po zgjeron arritjet e saj, ajo së shpejti do të debutojë si autore e një libri, shkruan Meaww, transmeton lajmi.net.

    Martini ka lindur në Shkodër të Shqipërisë dhe është zhvendosur në Zvicër në moshën 10-vjeçare, para se të largohej në SHBA.

    Ajo në librin e ri flet për vështirësitë që ka kaluar nëna e saj, por librit ende nuk ia ka lënë titullin.

    Modelja ka folur për MEA WorldWide (MEAWW) për rrugëtimin e saj dhe librin e ri dhe për mësimet e nënës së saj, që e kanë ndihmuar të bëhet personi që është tani.

    Ajo ka treguar edhe për përvojën me Trump, pasi ai e kishte organizuar dhe financuar garën. Modelja ishte e impresionuar nga presiendi aktual i SHBA-ve gjatë kohës kur punoi me të.

    “Nga përvoja ime, zbulova që ai ishte shumë i mirë dhe shumë profesionist”.

    Megjithatë, ajo nuk ka ndonjë pikëpamje politike apo preferenca në lidhje me politikat e Trump. Angela thotë se nuk i takon asaj të miratojë apo kritikojë vendimet ekonomike dhe politike, por vlerëson se në SHBA çdo gjë është e mundur dhe për këtë e dashuron atë vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!