×
  • Show Time
  • Show Time

    Angelina Jolie, kandidate për presidente të SHBA-ve?

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 15:14

    Ajo është një aktoret me famë botërore më të dashura për publikun.


    Angelina Jolie cilësohet si një ndër femrat më të bukura të kinematografisë botërore.

    Në një intervistë të dhënë së fundi për “People” aktorja i ka habitur të gjithë pasi ka lënë të hapur opsionin se një ditë do të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Intervista ka bërë xhiron e rrjeteve  në të  gjithë botën e shumë prej komenteve janë mjaft pozitive dhe e mbështesin atë duke i kërkuar që të kandidojë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Kur u pyet për këtë çështje Jolie tha tekstualisht kështu: “Kurrë mos thuaj kurrë”, gjë e cila ka ngjallur shumë aludime se ndoshta së shpejti do të kemi një kandidaturë të sajën. Por gjithsesi për të mësuar më shumë na duhet të presim ndonjë deklaratë konkrete.  Të themi të drejtën një presidente si Angelina do të na pëlqente shumë.

    Përveç se një aktore e njohur, ajo është edhe një aktiviste dhe ka ndërmarrë shumë nisma për të drejtat e grave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!