×
  • Show Time
  • Show Time

    Antonela Berisha ka marrë pjesë në programin e ngjashëm me Përputhen?! Ja e vërteta

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 13:40

    Antonela Berisha ishte dje e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.Bukuroshja bionde, një nga ish-konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen” foli më shumë për rrugëtimin e saj televiziv në emision, por jo vetëm.


    Ajo tregoi se kishte dashur të merrte pjesë edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’puthen”.

    Mirëpo, për një arsye të fortë ajo hoqi dorë në kohë, megjithëse konkurroi në programin e dashurisë.

    Antonela rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.

    “Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh ajo.

    Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtet mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer.

    Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!