×
  • Show Time
  • Show Time

    Anxhela Peristerit rrëmben vëmendjen e Eurovizionit me veshjen e kreatorit kosovar: ‘E veshura më bukur’

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:27

    Anxhela Peristeri ende pa u ngjitur në skenën e Eurovizionit ka marrë vëmendjen e të gjithëve! Veshja e saj në tapetin e kaltër të festivalit jo vetëm që s’kaloi pa u vënë re, por u votua si më e bukura mes gjithë të tjerëve me plot 7,417 vota.


    Këngëtarja mbante veshur një fustan të kuq, krijim të Valdrin Sahitit, kombinuar me një kapele të kuqe gjigande dhe doreza që i shtonin hijeshinë pamjes.

    Në formë të përkryer fizike, fustani që lejonte njërën prej këmbëve komplet jashtë, duket se bën jo pak bujë.

    Në fakt s’është hera e parë që një krijim i Valdrin Sahitit vlerësohet si veshja më e bukur e Eurovizion-it. Në 2015-ën, stilisti i famshëm dizenjoi look-un e Elhaida Danit, e cila gjithashtu u votua si e veshura më bukur në eventin e atij viti.

    Festivali i këtij viti hap sot siparin për të përfunduar më 22 maj. Anxhela pritet të ngjitet në skenë më 20 maj për të konkurruar me këngën “Karma”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!