×
  • Show Time
  • Show Time

    Anxhelina Hadërgjonaj në shtrat me grimerin e njohur, ai publikon foton

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 16:51

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që e ka treguar afrimitetin që ka me grimerin e njohur, Ariel Tejada.


    Ky i fundit njihet për miqësinë e mirë që ka me motrat Kardashian/Jenner, në veçanti 22-vjeçare, Kylie Jenner.

    Arieli ka folur gjithnjë me respekt për Anxhelinën, me të cilën një kohë ka pasur fatin edhe të bashkëjetojë.

    Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me këngëtaren Hadërgjonaj të shtrirë në shtrat, teksa në mbishkrimin e saj bën një dedikim të veçantë për të.

    “Zoti më bekoi me shoqen time të ngushtë, diku 6 vite më parë, dhe sa kaluan vitet ajo është bërë si gjaku im. Kemi kaluar ca gjëra bashkë që ju nuk ja keni idenë. Por nëse ka dikush që unë mund të mbështetem (përveç familjes timë) është Anxhelina”, ka shkruar Arieli në Instagram.

    Ndërkohë, e lumtur për këtë përshkrim pozitiv, Anxhelina gjithashtu i është përgjigjur me dashamirësi grimerit të saj të besuar.

    https://www.instagram.com/p/B1O9wYNgzRQ/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!