×
  • Show Time
  • Show Time

    Ardian Bujupi zbulon titujt e 10 këngëve të albumit të ri

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 14:35

    Artisti i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Gjermani, është në përgatitje të albumit të ri.


    “10” mban titullin projekti i veçantë i tij, të cilin ka vendosur ta sjell në 10 vjetorin e karrierës së tij muzikore.

    Dhe duke qenë se do ta lansojë në fund të muajit maj, ai së fundmi ka prezantuar 10 këngët që përmban albumi.

    Përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, Bujupi ka shfaqur titujt e këngëve në një mënyrë të veçantë – në ndërtesën e një lagjeje ku jeton që shumë kohë.

    Siç tregon, në të përfshihen edhe tri bashkëpunime me: Azzi Memo, Aylo dhe Davide.

    Më poshtë ua sjellim titujt e këtyre projekteve muzikore.
    1. Rebela

    2. Habibi ft Azzi Memo

    3. Versace

    4. Peligrosa

    5. Warium ft Aylo

    6. Jump on it

    7. Paname

    8. Baila Morena

    9. Ka je Bonita

    10. 10/10 ft Davide.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!