×
  • Show Time
  • Show Time

    Ariana Grande përlotet kur këndon për ish të dashurin

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 17:35

    Ajo është emocionuar tej mase gjatë koncertit të fundit të saj.


    Teksa performoi këngët “Thank U, Next” gjatë turneut të saj “Sweetener”, pop ylli u shfaq duke qarë kur u përmend emri i ish të dashurit të saj, Mac Miller.

    Ariana filloi të qante në mes të skenës duke heshtur për disa sekonda, ndërkaq atë e rikthyen në skenë valltarët e saj.

    Të hënën ishte gjashtë vjetori i lansimit të “The Way”, bashkëpunimit të Ariana Grandes me Mac Miller.

    Më vonë gjatë performancës, ajo tentoi që të rikthehej fuqishëm, por arriti që të performonte mes lotësh.

    Ariana Grande është një prej yjeve më të pëlqyera botërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!