×
  • Show Time
  • Show Time

    “Arrestohem pa bërë gjë”, Stresi debaton me gjykatësin

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 16:55

    Një prej 34 të arrestuarëve për sulmin në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës së 8 janarit është edhe reperi Arkimed Lushaj, ose ndryshe siç e njohin të gjithë Stresi.

    Ai sot doli para trupë gjykuese ku kërkoi të lirohet pasi sipas tij është arrestuar pa bërë gjë.

    Menjëherë pas deklaratës së tij, ka qenë gjyqtari i çështjes, i cili i ka thënë se ai kishte thënë të njëjtën gjë edhe herën e parë, ndërsa këngëtari u shpreh se, atëherë kishte folur avokati i tij dhe jo ai vetë.

    Debati mes Stresit dhe gjyqtarit:

    Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

    Gjyqtari: Kështu me ke thënë dhe radhën e parë

    Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!