Arrestohet Vali Corleone, Prokuroria tregon se çfarë gjetën në shtëpinë e tij

I njohuri me emrin ‘Princ Valentino Corleone’, është ndaluar gjatë ditës së djeshme nga Prokuroria Themelore në Gjilan.


Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu.

Kadriu tha se Vali Corleone është ndaluar për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, si dhe drogë të llojit kokainë.

Pas arrestimit të të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit, Vali Corleone është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të njëjtit do të bëhet edhe kërkesa për masën e sigurisë, ka konfirmuar për KALLXO.com kryeprokurori Kadriu.