×
  • Show Time
  • Show Time

    Atdheu rikthehet sonte në “Përputhen” për një përballje

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 17:12

    Autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti ka deklaruar se Atdheu do të rikthehet sonte në emision për një përballje.


    Olsa Muhameti përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar se sonte rikthehet një ish-konkurrent për një përballje të fortë, shkruan lajmi.net.

    Ajo u ka dhënë së fundmi mundësinë ndjekësve të saj në Instagram ta pyesin atë për gjërat që janë kuriozë dhe dikush prej tyre u shpreh se kishin dëshirë ta shihnin Atdheun përsëri në emision.

    “Olsa ktheje Atdheun prapë nëpër emisionet tuaja se kemi dëshirë ta shohim. Respekte”, shkroi një ndjekës.

    “…Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka një rikthim nesër dhe një përballje. Për më shumë ndiqni “Për’puthen” nesër në 18:20”, u përgjigj Olsa.

    Ndërsa ne na mbetet të shohim se çfarë përballje do të sjellë Atdheu sonte në emision.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!