×
  • Show Time
  • Show Time

    Ava Max shtrohet në spital

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 19:24

    Dita e sotme nuk duket të ketë qenë ndër më të mirat për këngëtaren me origjinë shqiptare, e cila jeton në Amerikë, Ava Max.

    Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku ka treguar se ndodhet në spital për shkak të një helmimi nga ushqimi. Në fotot e publikuar prej saj e shohim të shtrirë teksa po merr serum.

    Ajo është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare,e cila po korr mjaft sukses me dy këngët e publikuara “Sweet but Psycho” dhe “So I am”. Pritet që Ava të publikoi së shpejti albumin e saj të parë më këngë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!