×
  • Show Time
  • Show Time

    Bashkë me pushime, vajza që u fotografua me Beartin flet për lidhjen e tyre

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 19:48

    Ditën e djeshme kudo në media u tha se Bearti ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Tea.


    Shkak u bë një video e publikuar nga vetë ish-konkurrenti i Përputhen, ku shfaqej me pushime pranë një vajze bukuroshe që quhej Juliana.

    Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë dhe vajza në fjalë është vetëm një mikeshë e Beartit.

    Ajo ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale duke sqaruar gjithçka.

    “Thjesht një shpjegim i vogël për një lajm që po bëhet viral: Unë i trajtoj miqtë e mi njësoj pa pasur rëndësi se nga vijnë, sa të famshëm janë apo nëse i lejoj që të më bëjnë tag në storyt e tyre. Unë nuk jam në një lidhje me Beart Rexhepin, ai është një shok i imi dhe unë do të postoj me shumë nder foto me të dashurin tim, sapo ta kem një të tillë. Gëzuar”, ka shkruar Juliana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!