×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha: Nuk jam e dhënë pas numrave, po të jem në shtratin e vdekjes dhe e sëmurë, numrat e top-listave nuk do të më ndihmojnë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 10:57

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri “Better Mistakes”.


    Ky album do të dalë në shitje më 7 maj në të gjithë botën , me plot këngë të reja të kompozuara nga vet këngëtarja 31-vjeçare.

    E teksa është e zënë me promovimin e këngëve të reja në media të ndryshme, Bebe Rexha së fundmi dha një intervistë shumë interesante për artisten që dikur e frymëzoi në rrugën drejt muzikës, Alicia Keys.

    Intervista e publikuar në Interview Magazine sjell bashkëbisedimin mes Rexhës dhe Keys, ku shqiptarja tregon më shumë në detaje rreth albumit të saj të ri dhe karrierës së suksesshme ndër vite.

    Bebe Rexha: Kënga për të cilën jam më krenare është “I’m A Mess” sepse e ndjeva se është Bebe më e sinqerta dhe e vërteta, kjo jam unë
    Ndër të tjerash, Rexha citoi se nuk është e dhënë pas numrave, që nënkupton se nuk bën gjithçka që të ngjitet në majë të klasifikimeve në top listat ndërkombëtare – ndonëse shpesh herë ka qenë e para me hitet e saj.

    Suksesi ka ndryshuar shumë për mua. Dikur mendoja se ishe numër një po të marrësh një çmim ‘Grammy’. Por ndjehem sikur suksesi për mua është ekuilibër. Është shëndeti, para së gjithash. Shëndeti dhe lumturia – fizikisht dhe mendërisht. Kur bleva shtëpinë time të parë, unë isha si: “Unë dua ta marr këtë shtëpi sepse është një hapësirë e freskët ku mund të kaloj kohën me miqtë dhe familjen time”. Ka mjaft hapësirë që ne të bëjmë darkë dhe të dalim jashtë. Sigurisht, unë nuk jam e dhënë pas numrave dhe top listave, por përpiqem të kujtoj veten se nëse një ditë, Zoti na ruajt, unë do jem në shtratin tim të vdekjes dhe do jem e sëmurë, numrat e top listave nuk do të më ndihmojnë”, ka thënë artistja shqiptare.

    Bebe Rexha përndryshe deri më tani ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i ardhshëm “Better Mistakes”, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

    “Baby, I’m Jealous”, “Sacrifice”, “Sabotage” dhe “Die For A Man”, janë vetëm disa prej këngëve të publikuara, të cilat kanë marrë dhenë dhe janë dëgjuar me të madhe në mbarë platformat muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!