×
  • Show Time
  • Show Time

    “Bentley” i importuar nga Morena Taraku rezulton i vjedhur në Gjermani, sekuestrohet nga Policia

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 14:29

    Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.


    Sipas Sinjalit, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.

    Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe sipas kësaj medie ata e kanë lokalizuar veturën dhe tanimë është duke ndodhur sekuestrimi i saj.

    Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe kishte regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!