×
  • Show Time
  • Show Time

    Big Mama në një lidhje me modelin turk, këngëtarja poston foton e ëmbël

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 16:44

    Big Mama është një nga këngëtaret më energjike shqiptare. Ajo është një nga ato personazhe që nuk i pëlqen ta ekspozojë shumë jetën e saj private.


    Nuk ndodh shpesh që Bigu të jetë pjesë e mediave rozë. Por këtë herë këngëtarja ka menduar t’i surprizojë fansat dhe të na sjellë pak dashuri në këto ditë të ftohta siç thotë ajo.

    Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me modelin turk Serhat Kaynarpinar, i cili gjithashtu ka publikuar dy foto të tjera ku shfaqet bashkë me Bigun.“Në këto ditë të ftohta do t’ju sjell pak dashuri”- shkruan këngëtarja shqiptare. Edhe modeli turk ka postuar të njëjtën foto dhe shkruan ‘Të dua”.Menjëherë kanë filluar spekulimet se çifti mund të jetë në një lidhje. Nuk e përjashtojmë këtë si mundësi, por janë të larta edhe shanset që ata të jenë duke punuar për një project së bashku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!