Blerta Veseli është një nga fytyrat më të pëlqyera nga publiku kosovar.
Missi nga Gjilani përfaqësoi Kosovën në edicionin e 69-të të garës së bukurisë në “Miss Universe 2021”, eveniment ky që u mbajtë në “Seminole Hard Rock Hotel & Casino” në Hollywood të Floridas, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Në Amerikë, Veseli tërhoqi edhe vëmendjen e fotografit, Fadil Berisha, ku edhe ka realizuar disa fotografi pranë aparatit të tij.
Me një paraqitje tejet elegante, e tëra me të zezë, madje edhe flokët e zeza, Blerta Veseli po duket e mrekullueshme.
Kujtojmë se Blerta Veseli ka qenë moderatore e emisionit “SHOW TIME”, prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.