×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani këndon në ditëlindjen e saj këngën që ia dedikoi Donaldi

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 16:41

    Mbrëmë Bora Zemani festoi 30 vjetorin e lindjes, derisa ajo ishte përkujdesur që të mblidhte të gjithë njerëzit e saj të afërt.

    Klajdi dhe Bruno ishin dy artistë që argëtuan të ftuarit në ditëlindjen e moderatores së “Për’puthen”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    E në mesin e shumë këngëve të përgjedhura nga dyshja, nuk mungoi edhe ajo e Donaldit që ai e ka shkruar për Bora Zemanin.

    “Toxic Love”, është kjo këngë, e të cilën në videot e publikuara shihet teksa e këndon edhe Bora Zemani me Brunon dhe Klajdin.

    Kujtojmë se me datë 9 janar, tri parashuta kaluan mbi shtëpinë e BIg Brother VIP e të cilat kishin të bënin pikërisht me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!