×
  • Show Time
  • Show Time

    Brad mund të jetë i lumtur, por dyshon se do të martohet sërish

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 22:45

    Në rast se e kishit humbur, Brad Pitt po jeton një romancë të re me modelen Nicole Poturalski, që si për ironi ngjan me Angelina-n. Nicole s’e urren këtë të fundit siç njerëzit pretendojnë sepse sipas saj, “njerëzit e lumtur nuk urrejnë” dhe Brand mendon njësoj si ajo.


    Përfundimi? Të gjithë e duan Angelina-n, përfshi këtu edhe të dashurin e re të Pitt. Aktori, ndonëse i habitur nga dramat e njerëzve duket se është i lumtur që ka gjetur dikë që e bën të ndihet i dashuruar dhe i vlerësuar.

    Gjithsesi, sipas UsWeekly, është e dyshimtë nëse Brad do të martohet sërish. E dashura e tij 27-vjeçare jeton në Gjermani dhe nga ana tjetër situata familjare e aktorit me Angelina-n dhe fëmijët është ende e komplikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!