×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T dhe Ardian Bujupi lënë prapa mosmarrëveshjet e së kaluarës, i gëzohen suksesit të “Andiamo” me 100 milionë klikime

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:59

    Këngëtari Ardian Bujupi dhe reperi Capital T, afro katër vite më parë publikuan një bashkëpunim, i cili ishte pritur shumë mirë nga publiku.


    Kënga “Andiamo”, e cila ishte vizualizuar edhe me klip, ishte shndërruar në një nga hitet e verës së vitit 2017, teksa edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë e dëgjuar dhe e pëlqyeshme për publikun.

    Ky bashkëpunim ka tejkaluar tashmë shifrën e 100 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

    I lumtur për këtë sukses, këngëtari Bujupi publikoi një fotografi të këngës në YouTube së bashku me shifrën e arritur, teksa etiketoi reperi Capital T si bashkë-interpretues të këngës.

    Ky sukses vjen pas një debati virtual që dyshja patën në nëntor të vitit të kaluar, pikërisht për shkak të këngës në fjalë.

    Kapo e kishte cilësuar Ardianin si mosmirënjohës, teksa Ardiani kishte reaguar me një kundër-deklaratë duke i mohuar akuzat e tij.

    Ata më pas e kishin lënë që të sqaroheshin përmes një lidhjeje direkte me fansat në Instagram, por që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, dhe dyshja ishin sqaruar më pas individualisht.

    Duket se më në fund mes tyre janë qetësuar gjakrat dhe se dy kolegët i kanë lënë prapa konfliktet e tyre virtuale në të kaluarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!