×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T kthehet në studion muzikore, përgatitet për projektin e ri

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 8:23

    Rep-artisti i njohur, Capital T, kohëve të fundit ka qenë mjaft aktiv në prurjet e reja muzikore.


    “Skulpturë” mban titullin albumi i tij , pjesa e dytë e të cilit u publikua me një tetor, e që rezultoi mjaft i pëlqyer nga fansat.

    Duket se reperi nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ka bërë të ditur se është duke punuar në këngë të re.

    Lajmin e ka kumtuar në një postim në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë edhe një imazh të shkrepur në studio.

    “U ktheva në studio. Çka po gatuajmë? Referencë stilin si cila këngë e imja?”, ka shkruar ai në përshkrim.

    Sa i përket jetës personale, ai në një paraqitje televizive ka deklaruar për statusin e tij, që ende qëndron beqarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!