×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri shtatzënë?

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 15:43

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është treguar mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.


    Ajo ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që shijoi në Turqi, gjatë pushimeve me të dashurin.

    E pas pushimeve, ajo ka bërë së fundmi një tjetër postim, me të cilin i ka befasuar fansat e saj.

    Zeqiri ka shfaqur barkun e saj të plotë në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes emojive ka shkruar “foshnje apo buka e tepërt”.

    Kjo i ka hutuar fansat e saj nëse Dafina mund të jetë shtatzënë, pasi ajo ka tash e sa kohë që është në lidhje serioze me DJ Geek.

    Këngëtarja deri më tani është shquar për linja atraktive trupore dhe ka vënë gjithmonë në dukje se është e pasionuar pas palestrës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!