×
  • Show Time
  • Show Time

    Del në shitje shtëpia e kryemafiozit Tony Soprano

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 22:33

    Shtëpia e bosit mafioz të ekranit, Tony Soprano, ka dalë në shitje fiks 20 vite pas fillimit të transmetimit të serisë televizive të shumë ndjekur.


    Patti dhe Victor Recchia e kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në New Jersey për 3.4 milionë dollarë. Në fakt, një faqe interneti që vlerëson pronat e paluajtshme e vlerëson atë në 1.63 milionë dollarë, por pronarët mendojnë se statusi “Hollywood”-ian i pronës do t’u sjellë atyre më shumë fitime.

    “Sopranot” ishte një seri shumë e suksesshme, me kritikat dhe audiencat që e vlerësuan për 6 sezone mes viteve 1999-2007.

    Seriali arriti sukses në kanalin me abonim “HBO”, që më pas prodhoi edhe seri të tjera të pëlqyera, si “Game of Thrones” dhe “The Wire”.

    Tani, fansat e “Sopranove” dhe familjes mafioze në New Jersey, me të ndjerin James Gandolfini në rol kryesor, kanë mundësinë të blejnë shtëpinë ku janë filmuar shumë skena. Shtëpia është bërë edhe një atraksion turistik jo zyrtar, e ka edhe një faqe në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!