×
  • Show Time
  • Show Time

    Demi Lovato dëshiron të adoptojë fëmijë pasi mendon se nuk do të mbetet shtatzënë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 9:03

    Demi Lovato ka folur për dëshirën e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen, edhe pse nuk e sheh veten të mbetet ndonjëherë shtatzënë.


    Këngëtarja 28 vjeçare diskutoi për këtë temë në një episod të ri të Joe Rogan Experience, transmeton Klan Kosova.

    Kur Demi u pyet nëse dëshiron të ketë fëmijë të saj, ajo tha: “Unë dua të adoptoj, më shumë se gjithçka”.

    Ajo vazhdoi duke folur për fejesën e saj të dështuar me Max Ehrich, e cila mbaroi vitin e kaluar.

    “Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Kam menduar plotësisht që do tani do të jem e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim”.

    “Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që them, po dua të kem fëmijë, por nuk e di sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!