×
  • Show Time
  • Show Time

    Dështim: I mori 80 mijë euro për pak minuta, Unikkatil mblodhi vetëm 2500 persona në koncert

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 12:34

    Pas 7 viteve kur performoi për herë të parë në Prishtinë, Unikkatil u rikthye edhe një herë në Kosovë, kësaj radhe në Mitrovicë.


    Në vitin 2012, Unikkatili ishte bërë artisti i parë që arrin ta mbushë një stadium plotë me fansa, gjë që nuk e kishte bërë dhe nuk e ka bërë ende askush, shkruan Reporteri.net

    Por, a arriti Unikkatili që edhe kësaj radhe t’i përmbushë pritshmëritë e opinionit dhe ta mbushë edhe një herë stadiumin? Përgjigjja është JO.

    Ora 20:00

    Koncerti i Unikkatilit mund të quhet një dështim total për reputacionin e tij, por jo edhe për gjepin e tij, pasi ai mori me vete hiç më pak se 80 mijë euro.

    Siç mëson Gazeta Online ‘Reporteri.net’, të pranishëm mbrëmë në stadiumin ‘Adem Jashari’ kanë qenë vetëm 2500 persona, shifër kjo aq e vogël sa edhe një klub nate (diskotekë) në Kosovë i zë pa problem.

    Ora 20:00

    Numri i vogël i të pranishmëve nuk ka prekur vetëm ‘reputacionin’ e Unikkatilit. Të dëshpëruar nga ky fakt kanë mbetur edhe organizatorët dhe shitësit e pijeve brenda stadiumit, të cilëve u kanë mbetur pijet në frigorifera.

    Ora 20:00

    Unikkatil mori plotë 80 mijë euro me vete, ndërsa organizatorëve iu kushtoi në ‘rruzë të shpinës’ ky eveniment. Ata paguan hiç më pak se 80 mijë euro për reperin, ndërsa 70 mijë të tjera kushtoi pjesa tjetër e organizimit.

    E kur e mendon se ai mori me vete hiç më pak se 80 mijë euro, por mblodhi vetëm 2500 persona në një stadium që zë së paku 15 mijë të tillë, koncerti i Unikkatilit lirisht mund të quhet DËSHTIM./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!