×
  • Show Time
  • Show Time

    Dhurata Dora bëhet bashkë me Soolking, a do i shohim në një tjetër duet?

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 12:09

    Dhurata Dora së fundi ka udhëtuar për në Paris.


    Dhurata Dora është autore e shumë hiteve, mes të cilave ka edhe disa bashkëpunime me artistë të njohur, shkruan lajmi.net.

    Kur jemi tek duetet, vlen të theksohet projekti “Zemër” në duet me Soolking, i cili është pritur shumë mirë edhe jashtë trojeve shqiptare.

    Në imazhet e fundit, Dhurata shihet krah Soolking, gjatë vizitës që po i bën Parisit.

    Fansat e dyshes aludojnë në një tjetër bashkëpunim mes tyre, por një gjë të tillë mund ta konfirmojë vetëm Dhurata apo Soolking.

    Kujtojmë se “Fajet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora, të cilin e solli në bashkëpunim me Azetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!