×
  • Show Time
  • Show Time

    Diellza kthehet në linja perfekte pas lindjes

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 15:23

    Një javë më parë modelja kosovare e cila është shquar gjithnjë për elegancën, Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë.


    Diellza solli në jetë një vajzë të cilës ajo dhe partneri i saj, basketbollisti prishtinas, Fisnik Berisha i vendosën emrin Helena.

    Vetëm pak ditë pas lindjes, modelja ka arritur të rikthejë format trupore dhe i ka shokuar të gjithë me foton e fundit.

    Diellza shfaqet e veshur me të zeza teksa pozon para pasqyrës dhe në sy bien linjat trupore dhe barku i sheshtë.

    Modelja nuk e ka bërë ende të ditur si arriti të rikthente format kaq shpejt dhe me siguri pas kësaj fotoje të gjitha vajzat janë bërë kurioze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!