×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dikush bëri me banesë një familje, e dikush ‘festoi’ pas grilave” – Si i gjeti “Kurban Bajrami” artistët kosovarë

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 19:03

    Sot, besimtarët e festë islame festuan Kurban Bajramin. Urimet e shumta nuk kanë munguar as nga figurat e famshme në këtë ditë të rëndësishme, e disa prej tyre zgjodhën  kaq të rëndësishme për ta, e për disa prej tyre kjo ditë solli mjaft gëzim, ndërsa për dikë tjetër edhe jo.


    Dikush bëri një familje me kulm mbi kokë, dikush tjetër gëzoi fëmijët në Preshevë, e kishte nga ata që po “festojnë” edhe pas grilave Kurban Bajramin, shkruan Gazeta Online “Repoteri.net”

    Ishte Labinot Tahiri ai i cili mëngjesin e ditës së sotme, 20 korrik, gëzoi një familje kosovare duke i bërë me banesë.

    Këngëtari tregoi se bashkë me disa përkrahës humanitarë ai sot ka bërë me banesë një familje e cila ishte në kushte tejet të vështira.

    Surprizë e këndshme u realizuar nga Gold Ag i cili për festën e Kurban Bajramit gëzoi fëmijët në Preshevë.

    “Ndjenjë e veçantë të jesh në mesin e më të mirëve të globit.Fëmijët meritojnë dashuri çdo ditë e në veçanti në këtë festë. Numri i tyre ishte më i madh se i dhuratave, por shpresoj që në Bajramin tjetër do të jemi më të kompletuar me lejen e Zotit.Faleminderit nga zemra të gjithëve pa dallim, u knaqa me juve e ju paqim gjithmonë”, shkroi Gold Ag.

    Por, një ditë jo dhe aq e mire ishte për Adelina Thaçin, e cila në këtë ditë zgjodhi të kujtojë babain e ndjerë, aktorin Rasim Thaçi – Cima, i cili ka pak muaj që ka ndërruar jetë.

    “Atje në parajsë ku je ti, të pushoftë shpirti i qetë. Me fat Kurban Bajrami”, ishin fjalët e këngëtares.

    Një tjetër rast i veçantë që ka marrë vëmendjen ka qenë mesazhi i Nazit të grupit “Aurora” drejtuar kryetarit të Këshillit të Bashkësisë së Islamit në Drenas, Osman Musliu.

    “Sot ma ka uruar Bajramin dhe ja kam kthyer, s’e shoh si të dërguar të Allahut…Nuk e komentoj…Të dërguarit e Allahut kanë përfunduar me Muhamedin. Shoqëritë konspirative dhe njerëzit kosnpirativë se di, nuk e njoh këtë personin mbiemrin e ka Sfishta ma ka uru Bajramin dhe ja kam kthy urimin”, ka qenë deklarata e Mulla Osmanit në T7.

    Por, kjo ditë e gjeti shumë ndryshe kësaj radhe këngëtaren Fjolla Morina, e cila pas grilave po e kalon Kurban Bajramin.

    E, sot avokati i saj u shpreh se Morina është arrestuar në mënyrë ç’njerëzore.

    “Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e nejjta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes”, ishin fjalët e avokatit.

    Ndryshe nga Fjolla, Kurban Bajrami ishte mjaft relaksues për motrat Mustafa të cilat kishin zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar këtë ditë.

    “Me fat festen e Kurban Bajramit. Shendet, paqe e gjitha te mirat ne jete!”, ishte urimi nga motrat Mustafa.

    Ndonëse dikush një mënyrë, e dikush një tjetër, por të gjithë uruan e u munduan të gëzojnë sado pak në këtë ditë të rëndësishme për njerëzit e besimit islam.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!