×
  • Show Time
  • Show Time

    Do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtari në hall për emrin e djalit

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 11:26

    Do të bëhet baba për herë të dytë, por këngëtari shqiptar paska një problem të madh

    Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e dha vetë artisti disa javë më parë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

    “Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

    Ndërkohë i ftuar në emisionin “Rudina”, Besniku nuk hezitoi të rrëfente diçka më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij, kur pritet të lindë bebja, e cila është bërë e ditur se do të jetë djalë, si edhe emrin.

    Besniku zbuloi se fëmijë do të lindë në muajin shtator. Ndërsa sa i përket emrit tha se për momentin e kanë pak problem, sepse po përpiqen familjarisht të zgjedhin një emër të mirë. Besniku u shpreh se me vajzën e kishte shumë më të lehtë, ndërsa për djalin nuk ka as shumë ide.

    “Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim”, tha Besniku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!