Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Kohëve të fundit është vënë re se Donaldi nuk ka qenë aspak aktiv në rrjete sociale, gjë e cila i ka shqetësuar shumë ndjekësit, të cilët nuk kanë reshtur së dërguara mesazhe Borës për të pyetur rreth arsyes dhe nëse ai ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore apo jo.
Së fundmi Bora ka postuar në ‘Instastoryn’ e saj një video së bashku me Donaldin duke na treguar se ka qenë pak sëmurë dhe kjo është arsyeja pse aktori nuk ka postuar në rrjete sociale, por tanimë do të rikthehet si më parë.
“Donaldi nuk ka qenë mirë me të vërtetë, por do postoj…”- tha Bora.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.