×
  • Show Time
  • Show Time

    Drake lindi një fëmijë me pornostare

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 20:21

    2018 ishte një vit mjaft delikat për Drake, pasi një nga rivalët e tij reperi Pusha T, e akuzoi se po fshihte një fëmijë nga sytë e publikut.

    Kjo akuzë doli se ishte e vërtetë dhe partnerja, e cila mbante fëmijën e tij ishte Sophie Brussaux, një ish aktore e filmave për të rritur, për të cilën Drake thoshte se e kishte takuar vetëm dy herë.

    Ditën e djeshme ai ka mbajtur një koncert në arenën ‘AccorHotels’ në Paris dhe ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë se në të ka qenë prezente edhe Sophie.

    Ajo publikoi disa video në ‘Instagram’, ku shfaqej duke e mbështetur Drake në prapaskenë. Mesa duket dyshja ruan një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!