×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa kalon Rita Orën, kështu reagon kjo e fundit

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:03

    Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, është artistja femër që e ka albumin më të dëgjuar në Britaninë e Madhe.


    Ajo ka arritur që t’i tejkalojë edhe albumet legjendare të Adele, të cilat po ashtu kanë thyer rekorde dëgjueshmërie në Britani të Madhe e edhe në Botë.

    E madje Dua e ka tejkaluar edhe Rita Orën, e cila është radhitur e pesta me albumin e saj Phoenix.

    Derisa Rita Ora ka publikuar një imazh në profilin e saj në Instagram me të dhënat e vitit 2018-të, me një mbishkrim gjigant, ajo e ka mbuluar emrin e Dua Lipës që dilte pranë saj, duke shkruar “So Cool”.

    Kujtojmë se të dyja këngëtaret me origjinë të njëjtë e të rritura në Londër, ndonëse shumë pranë njëra tjetrës, nuk flasin mes vete për arsye ende të panjohura për publikun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!