×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa në kopertinën RollingStone me fotot gjysmë të zhveshura

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 18:41

    Artistja me prejardhje shqiptare tashme ka filluar këtë vit me një sukses tejet të madh.


    Ajo përpos projekteve muzikore të shumta që ka pasur, është bërë figurë e disa magazinave prestigjioze, ku ajo pozon atraktive si përherë.

    Ajo këtë muaj u përzgjodh nga revista “Vogue”, duke zënë vend në kopertinë e saj. Mirë kjo nuk përfundon me kaq. Ajo sot ka vazhduar këtë sukses duke u shfaqur për një tjetër magazinë prestigjioze.

    Bëhet fjala për revistën e famshme RollingStone, e cila flet për punën dhe suksesin e artisten së njohur si dhe punën e talentuar rreth krijimit te albumit “Future Nostalgia”.

    “Ndërsa 2020 mund të ketë qenë viti i Dua Lipa, ishte sigurisht një vit mizor – aq mizor sa që mbase nuk ishte tërheqëse vetëm muzika e saj, por edhe kënaqësia kur pashë një grua shumë të talentuar por shumë të bazuar në mënyrë jopologetike kapi suksesin e saj kur kështu ndryshe ndihet jashtë kontrollit”, ka shënuar RollingStone.

    Ndërkohë, sa i përket muzikës së saj, vitin që lamë pas ajo ishte ndër artistet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe anë e mbarë botës duke u shpërblyer kështu edhe me çmime të ndryshme.

    Më poshtë do të gjeni foto dhe video të postuara nga “RollingStone”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!