×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa rekord nominimesh në Grammy Awards, dominon në kategoritë kryesore

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 13:00

    Dua Lipa në mesin e Beyonce e Taylor Swift, nominohet gjashtë herë për çmimet prestigjioze të muzikës, Grammy Awards.


    Më 31 janar të vitit 2021 do të mbahet për të 63-tën herë evenimenti i “Grammy Awards”.

    Dua Lipa së bashku me Beyoncé e Taylor Swift kësaj radhe dominojnë në nominimet e çmimeve, përcjell Express.

    Dua po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

    Nominimet e Dua Lipës:

    Albumi i vitit

    Future Nostalgia — Dua Lipa

    Kënga e vitit

    Don’t Start Now

    Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit

    Don’t Start Now

    Performanca më e mirë POP

    Don’t Start Now

    Albumi më i mirë POP

    Future Nostalgia

    Bashkëpunimi më i mirë

    UN DIA (ONE DAY)
    J Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny & Tainy

    Lista e plotë e të nominuarve për këtë vit
    Është hera e dytë që Dua po vlerësohet maksimalisht nga ekspertët e muzikës, pasi ajo vetëm para dy vjetëve, me albumin e saj debutues është nominuar dy herë dhe ka rrëmbyer çmimin ‘Artisja e re më e mirë’ e vitit 2018.

    Kjo është njëra nga katër kategoritë kryesore të nominimeve dhe që atëherë sukseset nuk janë ndalur për artisten nga Kosova.

    Dua në atë vit ka fitur dy çmime Grammy, ndërsa këtë vit është ndër pretendetet kryesore për të marrë edhe çmime në tre kategoritë tjera kryesore.

    Albumi i saj i dytë, Future Nostalgia, si duket po vlerësohet maksimalisht dhe puna e saj mund të shpërblehet në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

    Këto nominime janë një ngjarje shumë e rëndësishme për karrierën e Duas, pasi që ajo tashmë po cilësohet si artiste e ragut të Beyonce e Taylor Swift.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!