×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy shqiptaret nuk flasin: Bota shkruan për marrëdhënien aspak të mirë të Rita Orës e Dua Lipës

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 9:45

    Ato janë dy nga këngëtaret më të mëdha të Britanisë së Madhe dhe të dyja më origjinë shqiptare, por Rita Ora dhe Dua Lipa e shmangën njëra-tjetrën në Met Gala dhe në festën që u organizua më pas.


    Këngëtarët thuhet se as nuk duan t’ia dinë për njëra-tjetrën dhe janë përfshirë në një zënkë që arriti kulmin të hënën në mbrëmje, kur kaluan në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit Modern të Nju Jorkut. “Daily Mail” shkruan se është e kuptueshme që Dua, 23 vjeç, është zhgënjyer me krahasimet e përsëritura që i bëjnë me bashkëatdhetaren 28-vjeçare, dhe po përpiqet që të shihet si një artiste origjinale.

    Një burim tha për “The Sun”: “Është për të ardhur keq pasi ato ishin të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua tregonte se sa shumë e admironte Ritën. Dua madje ka thënë se do të jetë si Rita në të ardhmen”. “Por tani gjërat kanë shkuar në mënyrë dramatike, ajo po përpiqet të distancohet dhe nuk po e bën këtë në mënyrë të fshehtë”.

    “‘Rita është e dëshpëruar për të shmangur konfrontimin dhe është siguruar që të mos e takojë ballë për ballë. Ajo e urren dramën, por me të vërtetë donte të shkonte në Met Gala dhe nuk donte që askush ta ndalonte”, vijon burimi. Të dyja mbërritën në festën post Met Gala, veç e veç, Rita me shoqen e saj modele, Kate Moss dhe Dua Lipa më pas me partnerin për krahu, shefin Isaac Carew.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!