×
  • Show Time
  • Show Time

    E dashura e Ledrit pyetet për tradhëti në çift, kështu përgjigjet ajo

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 21:33

    Reperi kosovar, Ledri Vula prej kohësh përflitet për jetën e tij private. Mediat rozë vazhdimisht raportojnë se zemrën ia ka rrëmbyer vajza me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në Gjermani, Sara Hoxha.


    Ata janë parë shumë shpesh bashkë në publik, por asnjëherë nuk kanë pranuar të flasin për lidhjen e tyre.

    Përmes postimeve që bëjnë dhe vendeve që ata vizitojnë bashkë, çifti duket se është në kulmin e lumturisë.

    Ashtu sikurse Ledri, edhe Sara i kushton rëndësi profilit të saj në Instagram, përveç fotografive që poston ajo shpesh u jep hapësirë fansave të saj të bëjnë pyetje.

    E mbrëmë ajo është pyetur se çfarë do të bënte në rast se do ta tradhëtonte i dashuri.

    E këtu Sara është përgjigjur “Mos e provofsha”, duke bërë me dije se nuk do të kishte mëshirë ndaj tradhëtisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!