×
  • Show Time
  • Show Time

    E vajmedetshme: Rina Balaj tërhiqet nga muzika, motra e saj lë një mesazh për “Rinatorsat”

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 9:20

    Reperja e njohur e skenës, Rina Balaj, duket se ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika dhe rrjetet sociale.


    Këtë e ka konfirmuar motra e saj, Rudina Balaj, përmes një shkrimi të publikuar së fundmi, në InstaStory.

    “Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar ajo në kërë postim.

    Foto: Rudina Balaj/InstaStory

    Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet që kanë çuar rep-artisten drejt marrjes së këtij vendimi të papritur për fansat e saj.

    Vetëm pak javë më parë gjatë muajit shtator, ajo u kishte shkruar fansave të saj se kishte gati tri projekte muzikore, shkruan Telegrafi.

    Vetëm pak kohë më parë në shtator, Rina paralajmëroi ardhjen e tri projekteve të reja për fansat (Foto: Arkiv/Rina Balaj/InstaStory)

    Mbase vendimi i saj për të mbyllur Instagramin, ka të bëjë vetëm me dëshirën për t’u larguar nga rrjetete sociale, dhe jo komplet nga muzika.

    Gjithsesi, fansat e saj presin së shpejti një rikthim nga ajo në tregun muzikor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!