×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe pas ndarjes nga Dua Lipa, Isaac Careë vazhdon të gëzojë respekt për shqiptarët

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 23:06

    Modeli dhe kuzhinieri i njohur anglez, Isaac Carew, ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.


    Ai është autor i librit “Dirty Dishes”, që doli në shitje këtë vit, i cili sjell plot receta të përgatitura dhe ideuara nga vet Carew.

    Ky libër tashmë mund të gjendet edhe në Kosovë, dhe fansat e tij shqiptarë kanë filluar ta blejnë.

    Në një postim të shpërndarë nga një fanse e Isaac Careë në Twitter, shkruhet se më në fund ky libër është i disponueshëm për blerje edhe në territorin e Kosovës.

    Dhe të njëjtin postim, kuzhinieri e ka rishpërndarë, duke e shoqëruar me një emoji të simbolit të shqiponjës me duar.

    Duket se Isaac gëzon respekt të madh për shqiptarët edhe pas ndarjes nga Dua, në qershor të këtij viti.

    U raportua javë më parë se si ka raporte të mira edhe me babanë e këngëtares, Dukagjin Lipa, të cilin nuk heziton ta përshëndetë herë pas here në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!