×
  • Show Time
  • Show Time

    Egzona pas eleminimit tregon çfarë do të ndryshonte në lojën e saj brenda Big Brother VIPtime

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 8:10

    Egzona ka lënë sonte shtëpinë e ‘’Big Brother’’ si e eleminuara e sotme.

    Mes emocionesh ajo nuk e ka fshehur mërzinë që nuk arriti të vazhdonte rrugëtimin e saj.

    Pasi dëgjoi edhe komentet e opinionistëve dhe ish-banorëve, Egzona rrëfeu se mund ta ketë penalizuar raporti i krijuar me Donaldin.

    Gazetarja nuk harroi të tregonte edhe vështirësinë që ka patur për tu përshtatur me banorët e vjetër.

    ‘’Nëse do mund të ndryshoja diçka do ishte të refuzoja të hyja në këtë fazë të lojës. E kam vuajtur shumë distancën me banorët e tjetër, për ata isha gjithmonë e reja’’,- tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!