×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca Haxhia revelohet nga Dubai: Njerëzit që i urrejnë të pasurit nuk do të jenë kurrë të tillë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 10:49

    Artistja nga Shqipëria, Enca Haxhia, prej disa ditësh po shijon pushimet në Dubai.


    Duket se këngëtarja është kritikuar nga ndjekësit që mban në rrjete sociale, pasi shpesh paragjykohen për jetën luksoze.

    Ajo së fundmi ka bërë një reagim në rrjete sociale, gjersa thotë se njerëzit që i urrejnë të pasurit nuk do të jenë kurrë të tillë.

    “Njerëzit që i urrejnë njerëzit e suksesshëm/pasur nuk do të jenë kurrë të tillë, sepse nuk mund të bëhesh diçka që e urren. Ndaloje mentalitetin e njerëzve ziliqarë”, ka deklaruar ajo.

    E njëjta këto ditë ka ngacmuar mjaft shumë edhe me deklarata të tjera, ku theksoi se është ‘sheike e vetes’.

    Sidoqoftë, ajo nuk ka bërë të ditur se me kë po kalon këto pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Enca po ashtu po shijon suksesin e këngës së re “Nashta” që për pak kohë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!