×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermal Fejzullahu vjen me reagim ndaj Olti Currit lidhur me komentin “racist”

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 18:22

    Ermal Fejzullahu ka rënë pre e kritikave, pas një komenti racist që i bëri një njeriu me ngjyrë.


    Faton Shoshi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën u shfaq pranë një personi me ngjyrë dhe më pas komenti që e ka shkruar Ermal Fejzullahu pranë kësaj fotografie është komentuar mjaft shumë.

    Ishte edhe Olti Curri ai i cili ka reaguar lidhur me këtë fakt nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagramin.

    E më pas nuk ka munguar reagimi i Ermalit i cili pranë postimit i ka shkruar koment Oltit duke lënë të kuptohet se ishte një shaka, shkruan lajmi.net.

    “Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”, ka shkruar Ermali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!