Është apo jo e lidhur me këngëtarin e njohur britanik Era Istrefi?

Rreth 2 vjet më parë u përfol se këngëtarja Era Istrefi ishte në një lidhje me këngëtarin britanik Julian Perretta.


Ata nuk e kanë konfirmuar kurrë këtë lajm, por fotot e shpeshta që ndanin së bashku dhe fakti që Julian e quante Erën “mbretëreshën e tij”, i bënë të gjithë të dyshonin se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Së fundmi, Julian është përballur me një pyetje nga një fans, që ka kërkuar të dijë të vërtetën e marrëdhënies së tij me Erën.

“Era është shoqja ime e ngushtë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar botën bashkë. Kemi jetuar bashkë. S’mund të ishim më të afërt. Ajo është bota për mua”, është shprehur Perretta.

Pra, si përfundim, Era dhe Julian janë thjesht shumë shokë… asgjë më shumë!