×
  • Show Time
  • Show Time

    Fantastike: Reperi kosovar bën këngë e spot me Sting

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 20:03

    Sting ka njoftuar për albumin e radhës, që do të përfshijë duete të vjetra e të reja dhe ka pasur një përformacë virtuale me reperin Gashi.


    Ikona e muzikës, Sting, gjatë një interviste në show-in e komedianit Jimmy Fallon, ka folur për albumin e tij të ri, e cili përfshin edhe reperin me prejardhje nga Kosova.

    Sting tregon se ka vendosur ta bëjë këngën me video “Mama”, pasi reperi Gashi ia kishte prezantuar dhe atij i kishte pëlqyer shumë.

    “Qartazi, ai është ndikuar shumë nga këndimi im, nga muzika ime. Ai ka shkruar një këngë për raportin e tij më nënën e tij. Ma lëshoi këngën dhe mendova se ishte një hit. Kështu që, i thash se do të doja të isha pjesë e saj, nëse ai dëshironte. U bëra pjesë e saj dhe e bëmë një video, por nuk jemi takuar akoma”, tha këngëtari britanik.

    Këngëtari nuk ka dhënë detaje për duetin e tij me LP, por, gjatë intervistës së tij me komedianin Jimmy Fallon, ka bërë të ditur se albumi i tij i ri është përmbledhje e dueteve më të vjetra dhe po ashtu këngë të reja.

    “Përgjatë viteve, kam incizuar shumë duete me njerëz të mrekullueshëm, si Herbie Hancock, Eric Clapton, kështu që i vendosëm të gjitha së bashku dhe thamë ‘ne duhet t’i publikojmë këto’”, ka thënë 68-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!