×
  • Show Time
  • Show Time

    Fatmir Spahiu kujton Adem Mikullovcin në një vjetorin e vdekjes

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 18:15

    Sot janë bërë një vit nga vdekja e Adem Mikullovcit.


    Në këtë përvjetor të parë të vdekjes së tij, atë e ka kujtuar edhe aktori Fatmir Spahiu, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Spahiu të cilin e kemi parë shpesh në seriale përkrah Adem Mikullovcit, e në veçanti në serialin “Kafeneja jonë”, ai tha se aktori i ndjerë do të kujtohet gjithmonë.

    “U bë një vit nga vdekja e axhës Adem, aktorit të madh dhe kolegut të dashur e të afërt, do të kujtohesh gjithmonë”, ka shkruar aktori.

    Aktori Adem Mikullovci vdiq në moshën 81-vjeçare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!