×
  • Show Time
  • Show Time

    Fejohet kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:38

    Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe partneri i saj shumëvjeçar Clarke Gayford janë fejuar.


    Zëdhënësi i Ardern konfirmoi informacionin se çifti është fejuar gjatë festës së Pashkëve në qytetin Mahia, por ai nuk donte të jepte më shumë hollësi, duke vënë në dukje se Ardern do të flasë për këtë në adresimin e mediave të hënën.

    Gazetarët vënë re të premten se kryeministrja mbante një unazë martesore, raporton AA.

    Ardern dhe Gayford kanë një vajzë dhjetë muajshe, Neve Te Aroha. Ardern u bë udhëheqësi i dytë botëror në historinë moderne që lindi gjatë mandatit të saj në qershor të vitit të kaluar.

    Gayford momentalisht më shumë kujdeset për foshnjën dhe punon si prezentues në një emision televiziv për peshkim.

    Kryeministrja tridhjetë vjeçare e Zelandës së Re, është lavdëruar në mbarë botën për solidaritetin dhe udhëheqjen e saj që tregoi pas vrasjes së 51 besimtarëve në një xhami në Christchurch më 15 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!