×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi publikon ripërpunimin e këngës “A po vjen me mu”

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 17:30

    Këngëtarja Filloreta Raçi- Fifi së fundmi ka publikuar ripërpunimin e këngës “A po vjen me mu”.


    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë një imazh nga klipi i ri.

    Për instrumentalin e këngës, si edhe në shumicën e këngëve tjera, është përkujdesur Bini Diez, ndërsa tekstin e ka shkruar vet artistja.

    https://www.instagram.com/p/CA0CYmRgLtA/?utm_source=ig_embed

    Për vizualitetin e të gjithë këtij projekti ka punuar Bresher Studios, ku brenda saj ka pasur edhe pamje në të cilat Fifi shihet me veshje kombëtare.

    Kujtojmë se projekti i saj i fundit erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Remzie Osmani, e që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!