×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina bëhet për spital, publikon pamjet

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 18:06

    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm.

    Së fundmi, këngëtarja është shtruar në spital dhe ka ndarë disa pamje në Instastory, ku shihet e bija teksa i qendron te koka. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Fjollën, por ajo shfaqet me infuzion dhe shumë e lodhur.

    Kujtojmë që këngëtarja është komentuar prej disa javësh për ndarjen nga biznesmeni, Fisnik Syla dhe tashmë për nisjen e një romance të re. Gjithçka nisi nga disa foto, ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!