×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina: Pse o Zot e more Lezen e nuk e more Isën?!

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:11

    Gjatë kësaj kohe pandemie, jemi të obliguar të gjithë të qëndrojmë më të mbyllur, për t’iu shmangur sa më shumë turmave dhe vendeve me shumë njerëz.


    Pas gjendjes së tensionuar politike në vend, ku mbrëmë u rrëzua Qeveria Kurti, vëmendjen e mediave rozë e ka marrë postimi i këngëtares, Fjolla Morina, shkruan portali arbresh.info

    Përmes një postimi në Instagram ajo ka shprehur mllefin e saj, pas vdekjes së Leze Qenës ajo e ka parashtruar nj pyetje të çuditshme.

    “Pse o Zot e more Lezën e nuk e more Isën?!”, ishin fjalët e Fjollës në Instagram.Ky revoltim i Fjollës duket se vjen pasi mbrëmjen e së mërkurës u votua mocioni i mosbesimit nga LDK në Kuvendin e Kosovës, dhe si rrjedhojë u rrëzua Qeveria Kurti.

    Një deklaratë e tillë u cilësua jo e denjë nga fansat, pasi pavarësisht rreshtimit të saj politik, një këngëtare priret të jetë më e kujdesshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!