×
  • Show Time
  • Show Time

    Flaka Krelani thotë se gjithmonë ia qëllon! Ky është rezultati Angli – Kosovë, sipas saj

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 17:40

    Këngëtarja shumë e njohur për publikun, Flaka Krelani, ka bërë të ditur se është shikuese e futbollit.


    Këtë e ka bërë të ditue edhe përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram, duke e treguar imagjinatën e saj, e në këtë rast ka treguar rezultatin e Kosovës me Anglin, shkruan Reporteri.net

    Sipas saj rezultati do të jetë 1-1, mirëpo ka marrë edhe mendimin e ndjekësve të saj.

    “Tash e tutje kam vendos me i tregu parashikimet e lojëve në futboll. Duke qenë se gjithmonë i qëlloj, mos të harrojmë lojën historike Barcelona vs. Real Madrid 5-0, Kosova- Çekia 2-1, e për sonte mendoj Anglia – Kosova 1-1”, ka shkruar këngëtarja.

    Ndryshe, Anglia dhe Kosova do të ndeshen sonte në ora 20:45 në stadiumin “St. Mary’s”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!