×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet dëshmitari që e pa menaxherin e Azet pak para aksidentit: Po voziste shpejtë…

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 16:42

    Një kosovar 29-vjeçar me inicialet L.S. ka rrëfyer sot për gazetën zvicerane 20min.ch lidhur me aksidentin në Kosovë, ku humbi jetën shtetasi zviceran S. Kaya, menaxheri i reperit shqiptar nga Zvicra, Azet.


    Ai ka thënë se e ka parë veturën e shtetasit zviceran pak momente para se të aksidentohej në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

    29-vjeçari ka deklaruar se vetura me të cilën u aksidentua shtetasi zviceran po ecte me shpejtësi të madhe.

    “Ne po qëndronim në një pompë të benzinës dhe po vështronim veturat që kalonin në rrugë. Kjo veturë mori vëmendjen tonë pasi po ecte me shpejtësi të madhe. Nga shikimi, mund të them se shoferi po voziste rreth 160 kilometra në orë”, thotë kosovari 29-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar në mediumin 20min.

    Rreth 15 minuta më vonë, ata kaluan në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti, i cili kishte ndodhur rreth tri kilometra prej pompës së benzinës ku ata po qëndronin.

    “Nuk mund ta përshkruar këtë moment. Nuk mund ta identifikoje as markën e veturës. U prekëm shumë”, tha ai.

    Aksidentin ku mbeti i vdekur S. Kaya e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse në PK, ka thënë se në veturë janë gjetur dokumentet e A.J, për të cilin fillimisht ishte raportuar se ishte personi që ka vdekur në këtë aksident.

    Mirëpo pas hetimin, Policia ka konstatuar se dokumentet e gjetura në veturë nuk janë të viktimës.

    “Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasësi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjelle te ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës. Viktima është S, K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!